Flash

Drogë nga Amerika e Jugut, Holanda e Spanja/ Shkatërrohet grupi kriminal, mes tyre shqiptarë

Lapsi.al 12 May 2022
Drogë nga Amerika e Jugut, Holanda e Spanja/ Shkatërrohet grupi

Pas tre vite hetimesh, autoritetet italiane në koordinimin e Eurojust, mbyllën fazën investigative të një megaoperacioni që zbardhi një trafik ndërkombëtar droge i shtirë në disa vende e me përfshirjen dhe të krimit të organizuar shqiptar. Megaoperacioni ndërkombëtar është ekzekutuar në orët e para të mëngjesit të sotëm duke shkatërruar një organizatë kriminale me aktivitet në trafikun ndërkombëtar të sasive të mëdha lëndësh narkotike. Me urdhër të Prokurorisë së Milanos janë ekzekutuar urdhër ndalimin ndaj 31 personave, kontrolli i 50 banesave si dhe sekuestrimi i një galerie arti modern në Amsterdam, ku ky grup kriminal riciklonte paratë e fituara nga narkotrafikut përmes blerjes së veprave të artit si dhe lëshimit të faturave false.

Hetimet e operacionit kanë nisur në shtator të vitit 2019 pas identifikimit të një celule lokale trafikantësh milanezë që i atribuohej dy sipërmarrësve në sektorin e hotelerisë e nga e cila u zbulua emri i një brokeri të rëndësishëm droge në nivel ndërkombëtar e në lidhje të drejtpërdrejta referuese me krimin e organizuar shqiptar, pugliez e atij të pozicionuar në rajonin Campagna.

 

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI