Flash

FOTO/ "Lamtumirë Juventus": Chiellini njofton largimin, fundi i një historie monumentale

Lapsi.al 12 May 2022
FOTO/ "Lamtumirë Juventus": Chiellini njofton largimin, fundi i
Giorgio Chiellini ka njoftuar largimin nga Juventus në fund të sezonit aktual. Mbrojtësi 37 vjecar, në përfundim të finales së Kupës së Italisë, të humbur 2-4 pas kohëve shtesë përballë Inter, ka bërë të ditur vendimin e tij, që në këtë mënyrë i jep fund një historie monumentale të nisur te Livorno e Fiorentina, përpara se të ndalojë në bardhezi e në triumfe të jashtëzakonshme: e fundit Euro 2020 me Italinë. “Unë do t'i hap rrugën të rinjve, vitin e ardhshëm nuk do të jem këtu, të hënën do t’i them lamtumirë stadiumit tim dhe ajo në Firence do të jetë ndeshja e fundit – ishin fjalët e mbrojtësit pas zhgënjimit të Olimpicos. I them mirupafshim me gëzim kësaj skuadre, për të cilën do të jem gjithmonë tifozi më i madh, sepse Juve mbetet brenda teje”. E klubi ka respektuar kampionin e një mijë betejave, me të cilin ka fituar 9 titull kampion, përmes një postimi në Twitter. Foto e mbrojtësit, i cili në fund të finales së Kupës së Italisë lajmëroi lamtumirën nga fanella bardhezi, shfaqet në profilin zyrtar të klubit, që e ka komentuar imazhin me zemër të kuqe. RRUGËTIMI FOTOGRAFIK I CHIELLINIT

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI