Flash

Genocidi në Srebrenicë, një sqarim për rrëzimin e rezolutës në Kuvendin e Shqipërisë

Lapsi.al 12 May 2022
Genocidi në Srebrenicë, një sqarim për rrëzimin e

Nga Boiken Abazi

Rezoluta e propozuar nga një grup deputetësh në Kuvendin e Shqipërisë "Për njohjen dhe dënimin e gjenocidit të Srebrenicës, Bosnjë Hercegovinë" u rrëzua sot me shumicë votash dhe krijoi një situatë që mund të ketë nevojë për disa sqarime:

1. Rezoluta të ngjashme janë miratuar vitin e kaluar edhe nga Kuvendi i Kosovës dhe Kuvendi i Malit të Zi. Ndërkohë që Kuvendi i Maqedonisë së Veriut e ka kaluar një rezolutë të tillë që në vitin 2010, në përputhje edhe me Rezolutën e Parlamentit Evropian për këtë çështje. Kujtojmë gjithashtu se në vitin 2005 edhe Kongresi dhe Senati në ShBA ka miratuar një rezolutë që krimet e kryera nga forcat serbe në Srebrenicë dhe në përgjithësi në Bosnjë Hercegovinë i njeh si gjenocid dhe i dënon ato.

2. Fakti që organizata ndërkombëtare dhe ndërqeveritare ku bën pjesë Shqipëria kanë kaluar rezoluta që e dënojnë gjenocidin në Bosnjë Hercegovinë, nuk mund të shërbejë si argument që Shqipëria mos të miratojë një rezolutë të tillë në Kuvend. Asambleja e Përgjithme e OKB-së ka kaluar rezoluta që e njohin dhe e dënojnë si gjenocid atë që ka ndodhur në Bosnjë Hercegovinë, por kjo nuk e ka ndalur ShBA-në të miratojë një rezolutë të posaçme për këtë çështje.

3. Vitin e kaluar në Bosnjë Hercegovinë u ndalua me ligj mohimi i gjenocidit që ka ndodhur në Srebrenicë. Ky akt u çua përpara pasi Serbia, Rusia, dhe "Republika Srpska" (brenda Bosnjë Hercegovinës) kanë qenë aktive në nivel rajonal dhe më gjerë në organizata ndërkombëtare në mohimin e gjenocidit që ka ndodhur në Bosnjë. Rusia ka përdorur edhe veton në Këshill të Sigurimit të OKB-së për të rrezuar një draft rezolutë në lidhje me gjenocidin në Bosnjë Hercegovinë.

4. Ata që e rrëzuan sot draft rezolutën në Kuvendin e Shqipërisë me argumentin se dy prej deputetëve propozues kanë thyer embargon e naftës të asaj kohe, duke kontribuar në këtë gjenocid, nuk shpjeguan nëse do kalojnë apo jo një tjetër rezolutë për këtë çështje në Kuvend. U deklarua se në datën 11 korrik do të mbahet një seancë përkujtimore në Kuvendin e Shqipërisë dhe do të ketë edhe 1 minutë heshtje për këtë çështje. Mirëpo, nëse në datën 11 korrik Kuvendi i Shqipërisë nuk kalon një rezolutë që njeh dhe dënon gjenocidin e forcave serbe në Bosnjë Herzegovinë, duke dënuar edhe mohimin e gjenocidit, atëherë Kuvendi i Shqipërisë do përfundonte duke ndjekur një linjë që i shkon për shtat mohimit të këtij gjenocidi nga ana e Serbisë, "Republika Srpska" dhe Rusisë.

Të këshilluara

4 shqiptarë ekstradohen në Itali

Katër shqiptarë janë ekstraduar nga Shqipëria në Itali. Ata janë shpallur në kërkim nga drejtësia italiane Ndaj tyre rëndojnë akuzat e trafikut të lëndëve na...

16:37

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI