Flash

I vodhën FIAT-in, Spalletti i padëshiruar në Napoli: "Ta kthejmë makinën, vetëm ik"

Lapsi.al 12 May 2022
I vodhën FIAT-in, Spalletti i padëshiruar në Napoli: "Ta

Tetorin e kaluar disa hajdutë i vodhën makinën Luciano Spallettit, në parkingun e hotelit që trajneri përdor si shtëpi në Napoli, e tani autorët e dyshuar të vjedhjes kthehen protagonistë me një mesazh befasues të postuar në sheshin para Stadiumit Maradona: “16-10-21: Spalletti, do të ta kthejmë Pandën… Mjafton që të ikësh!”. Në thelb të këtij mesazhi, është se një pjesë e mbështetësve napoletanë e fton trajnerin të largohet nga skuadra, pavarësisht një sezoni që gjithsesi çoi në kualifikimin në Ligën e Kampionëve, ashtu si kërkonte shoqëria.

Pankarta e shpalosur para stadiumit ndërhyn në një moment tensioni mes mbështetësve napoletanë, vetëm të kujtohet parrulla tjetër e shfaqur të hënën (35 vjetori i kampionatit të parë të Napolit): "10 maj 1987: 35 vjet më parë, burra të tjerë, të tjera vlera. Në m**in aktual ruajmë vetëm ngjyrat”. Vendi i tretë nuk mjafton, kështu që shansi i humbur për të fituar kampionatin në fund të sezonit është ende një plagë e hapur në qytet.

E ardhmja e Spallettit mbetet për t'u deshifruar, në këtë pikë. De Laurentiis, pavarësisht ngacmimeve të ndryshme, e sheh në qendër të projektit edhe për sezonin e ardhshëm dhe vetë trajneri është treguar i gatshëm për të qëndruar. Tani duhet kuptuar nëse kjo parrullë do të çojë në reflektime të reja, nga të dyja anët.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI