Flash

Inter u favorizua në finale, moviola e Cesarit: "Brozovic për karton të kuq, ndaj Vlahovic ishte penallti"

Lapsi.al 12 May 2022
Inter u favorizua në finale, moviola e Cesarit: "Brozovic për

Nuk qetësohen polemikat mes juventinëve e interistëve pas “rasteve” që ishin paksa në limit, gjatë finales së Kupës së Italisë mes Juventusit dhe Interit. Për të zemëruar bardhezinjtë, përveç penalltisë së dhënë për Lautaron, e cilësuar si shumë bujare, ishte mbi të gjitha edhe kartoni i dytë i verdhë i munguar ndaj Brozovic, fajtor për largimin e topit me një gjest zemërimi pas paralajmërimit nga arbitri Valeri, pikërisht para syve të arbitrit. Graziano Cesari u përpoq të sqaronte situatën, duke ngelur në klasë Valerin: "E vlerësoj me 5, peshon shumë ai kartoni i dytë i verdhë ndaj Brozovic që nuk e tregoi”. E përsëri: "VAR me të drejtë thërret arbitrin të rishikojë penalltinë e dytë, faulli i De Ligt është dhe është naiv. Por në atë rast, ndodhi gjithçka në anë të fushës: kishte kaos dhe e gjithë kjo u pa gjatë gjithë ndeshjes".

Nën lenten e moviolistit të Mediaset, ish-arbitrit ndërkombëtare, ka qenë edhe kontakti De Vrij-Vlahovic: "Shumë situata, në kontakt si me lojtarët ashtu edhe me pankinat: kishte nervozizëm dhe pak disiplinë nga të dyja palët. Penalltia e kërkuar nga Juventus? Vlahoviç lëviz topin, De Vrij vetëm më vonë prek topin, sepse fillimisht godet këpucën e serbit. Nëse ka moviolë, edhe kjo duhej analizuar”, përfundoi Cesari.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI