Flash

Lufta në Ukrainë nuk ndali tregtinë me Shqipërinë, u shënua rritje

Lapsi.al 12 May 2022
Lufta në Ukrainë nuk ndali tregtinë me Shqipërinë, u

Përkundër panikut në ditët e para të luftës në Ukrainë, tregtia me Shqipërinë jo vetëm nuk u ndal, por ka shënuar një rritje jo të zakontë si në vlerë dhe në sasi. Të dhënat zyrtare të INSTAT tregojnë se, gjatë muajit mars importet nga Ukraina shënuan një vlerë prej 1.3 miliardë lekësh me një rritje 91 për qind në krahasim me një vit më parë në të njëjtën periudhe.

Rritja në vlerë ka qenë e zakonshme edhe për shtete e tjera, për shkak të shtrenjtimit të çmimeve të lëndëve të para, mirëpo përgjatë tremujorit sidomos në muajt shkurt dhe mars ku lufta ishte e pranishme, mallrat e importuara nga Ukraina njohën rritje edhe në sasi me 112 e për qind në raport me vitin e kaluar. Analiza e Monitor.al tregon rritje të lartë edhe eksportet shqiptare drejt Ukrainës, por me ritme më të ulëta se importet. Për të njëjtën periudhë të vitit 2022 vlera e mallrave të eksportuara në Ukrainë u rrit me 41% në vlerë dhe mbi 3% në sasi.

Tregtia e Shqipërisë me Ukrainën është modeste dhe artikulli më i importuar në këtë tremujor nga Ukraina ishte vaji i lulediellit dhe me tej mobiliet, dyshekët dhe materiale të tjera prej druri, çelik, bulmet etj. Ndërsa artikujt më eksportuar nga Shqipëria drejt Ukrainës ishin zarzavatet dhe frutat. Tregtia në vlerë u rrit edhe me Rusinë pavarësisht sanksioneve.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI