Flash

Mjaft me lista partish/ Shqiptarët duan t'a zgjedhin vetë deputetin e zonës

Lapsi.al 12 May 2022
Mjaft me lista partish/ Shqiptarët duan t'a zgjedhin vetë

Pjesa dërrmuese e shqiptarëve (65%) mendojnë se deputetët e zonës së tyre nuk kanë mbajtur asnjë nga premtimet elektorale të fushatës 2021. Vetëm 14% e shqiptarëve gjejnë premtime elektorale të mbajtura gjatë këtij viti nga deputeti i zonës së tyre.

Më shumë se gjysma (54%) e qytetarëve shqiptarë nuk dëshiron që deputeti i zonës së tij të rikandidohet në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. 16,4% e tyre është dakord me rikandidimin e deputetit që sot përfaqëson zonën e tij në parlament.

Nëse shqiptarët i ndajmë sipas partisë që ata kanë votuar në zgjedhjet e fundit parlamentare, rezulton se një në katër votues socialistë (26,9%) mbështet rikandidimin e deputetit të tij të zonës dhe vetëm 17% e votuesve të djathtë janë dakord me rikandidimin e deputetit të zonës së tyre.

Thuajse 80% e shqiptarëve duan të votojnë vetë deputetin e tyre në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, dhe jo të votojnë listën e deputetëve që vendos partia politike. Një në pesë (21%) shqiptarë preferon të votojë listat e partive politike.

Gjetjet janë të anketës së Barometrit në Euronews Albania, kryer nga MRB dhe DataCentrum në nivel kombëtar me 1 mijë intervista ballë për ballë në datat 25 Prill deri më 7 maj. /Euronews Albania

Të këshilluara

Aksident masiv në Rrugën e Kombit

Një aksident është regjistruar në Rrugën e Kombit, në afërsi të Skurajve. Një makinë me targa të Kosovës ka përplasur disa automjete, ndërsa raportohet për një ...

21:15

Etien Kapo përballet pa telashe me vetingun

Komisioni konstaton se prokurori i Tiranës, Etien Kapo ka pasur burime financiare të ligjshme për krijimin e pasurive si dhe nuk ka probleme të figurës. Subjekt...

18:26

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI