Flash

Të ardhurat doganore rriten 24% për 4 mujorin e parë

Lapsi.al 12 May 2022
Të ardhurat doganore rriten 24% për 4 mujorin e parë

Të ardhurat doganore në 4 mujorin e parë të vitit 2022 janë realizuar në masën 65.5 miliardë lekë nga 52.8 miliardë lekë të realizuara në IV mujorin e parë të vitit 2021, ose rreth +12.7 miliardë lekë (rreth 120 mln dollarë më shumë ose rreth + 24%).

Sipas burimeve zyrtar, në krahasim me planin katër mujor, të ardhurat janë realizuar 2.2 miliardë lekë më shumë ose rreth 22 milionë dollarë më shumë. Duhet theksuar se krahasimi bëhet me planin e rishikuar në muajin Mars, pasi krahasuar me planin e fillim vitit shuma e tejkaluar është rreth 7 miliardë lekë (rreth 70 milionë USD).

Doganat theksojnë se vetëm për muajin Prill 2022 janë realizuar rreth 1.7 miliardë lekë më shumë se plani dhe rreth 2.6 miliardë lekë më shumë se Prill ‘21.

Sipas doganave katër-mujori Janar-Prill 2022 ka realizmin më të lartë të çdo katër-mujor që prej vitit 2013, megjithëse i ndikuar nga situata e pandemisë dhe një krizë e zgjatur që prej dy vitesh:

Faktorët që kanë ndikuar tek çdo taksë, sipas doganave janë krahasuar me një vit më parë:

  • Taksa Doganore, + 300 milionë lekë më shumë nga importi i mallrave me origjinë kryesisht Kinë;
  • Akciza, Në total +1 miliardë lekë qe ka ardhur përgjithësisht nga rritja e akcizës së cigares dhe rritja e sasisë së konsumit me 100 ton; birra ka dhënë efekt me rreth 50 milionë leke me shume
  • TVSH, në total, krahasuar me katër-mujorin 2021 ka dhënë rreth 10,6 miliardë lekë me shumë, e stimuluar kryesisht nga rritja e importit të energjisë elektrike, metalet baze, rritje e çmimeve të karburantit dhe rritje nga mallrat e konsumit të përgjithshëm.
  • Renta, +648 milionë lekë për shkak të efektit të rritjes së çmimit të bursës me rreth 70%./Monitor

https://www.monitor.al/te-ardhurat-doganore-rriten-24-per-4-mujorin-e-pare/

 

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI