Flash

Video/ Ten Hag përshëndet Ajax me titullin e tretë, drejtori Van der Sar bëhet moderator: “Mbi çdo pritshmëri”

Lapsi.al 12 May 2022
Video/ Ten Hag përshëndet Ajax me titullin e tretë, drejtori Van

Erik ten Hag përshëndeti Ajax pasi fitoi titullin e tretë radhazi në Holandë. Heshtarët u kurorëzuan kampionë të Holandës një javë para kohe pasi mundën Heerenveen. Triumfi i dha lamtumirën e përsosur 52-vjeçarit dhe tashmë ish-mbrojtësi po përgatitet t'i bashkohet Manchester United. Pas suksesit në Eredivisie, menaxheri i përgjithshëm i Ajax Edëin van der Sar ka dëshur të falënderojë trajnerin, për punën e tij me ekipin holandez.

Ajax u kurorëzua kampion i Holandës pas një fitore të madhe 5-0 kundër Heerenveen në Johan Cruyff Arena. Një finale fantastike për ten Hag, që mori edhe një nderim emocional. Fitorja i dorëzoi 52-vjeçarit titullin e tretë në katër sezone e gjysmë me klubin. Për Heshtarët ishte ndeshja e fundit në shtëpi dhe ten Hag, pas takimit, ka dashur të marrë fjalën për të falënderuar lojtarët e tij dhe tifozët. Më pas mikrofoni kaloi në duart e Edëin Van der Sar, i cili i bëri vlerësime të mëdha teknikut.

Ish-portieri i Djajve të Kuq, tani menaxher i përgjithshëm i klubit të Amsterdamit, tha se 52-vjeçari i tejkaloi të gjitha pritshmëritë: “Erik, ndonjëherë kam menduar ‘ti je një njeri i çuditshëm’. Por i tejkalove të gjitha pritshmëritë. Futboll dominues, gjysmëfinale e Champions League, titujt në kampionat. Do të nisesh te një klub që është në zemrën time. Të uroj gjithë të mirat atje. Faleminderit, Erik ten Hag!”.

Ish-mbrojtësi, në katër vjet e gjysmë në krye të klubit, fitoi tre tituj të Eredivisie, dy Kupa KNVB dhe Johan Cruyff Shield, por gjithashtu udhëhoqi Ajaxin në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve në sezonin 2018-19. Edhe United, në një deklaratë në faqen zyrtare, ka dashur të përgëzojë trajnerin e ri ten Hag për triumfin e tij të fundit: “Në vazhdën e suksesit të fundit në kampionatin holandez, ne mezi presim të të japim mirëseardhjen ten Hag, në Old Trafford, në sezonin e ardhshëm. Urime Erik!”.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI