Flash

Yuri Kim flet për peticionin online kundër saj: Kam zbatuar detyrat që më kanë dhënë

Lapsi.al 12 May 2022
Yuri Kim flet për peticionin online kundër saj: Kam zbatuar detyrat

Ambasadorja amerikane në Tiranë yuri Kim ka reaguar sot edhe për një peticion të inicuar online ku i kërkohet t'i përmbahet vetëm statusit të saj diplomatik. E pyetur në emisionin “Open” në News 24 për këtë çështje tha se ata e kanë gabim.

"Mendoj që njerëzit në një demokraci kanë të drejtën të shprehin pikëpamjet e tyre. Ndonjëherë bazohen në fakte, ndonjëherë jo, por pavarësisht kësaj, kanë të drejtën absolute ta shprehin. Kështu që respektoj pikëpamjet që shprehen. Do të them këtë – mendoj se ndonjëherë ka një keqkuptim se cili është roli i ambasadores amerikane, apo veprimet e ndërmarra nga ambasadorja amerikane. Unë nuk veproj mbi baza personale. E dini, nuk jam me pushime këtu. Unë përfaqësoj Presidentin e Shteteve të Bashkuara dhe flas në emër të Shteteve të Bashkuara.

Mendoj që Sekretari i Shtetit, Presidenti kanë qenë shumë të qartë për rëndësinë që ka lufta kundër korrupsionit dhe, në fakt, qershorin e kaluar, Presidenti Biden nxori një deklaratë që shprehej se lufta kundër korrupsionit është interes i sigurisë kombëtare të Shteteve të Bashkuara, është një interes thelbësor i sigurisë kombëtare të Shteteve të Bashkuara. Ndaj, mos gabojë kush, do të vazhdojmë t’iu kërkojmë llogari atyre që janë përfshirë në korrupsion.

Çështja tjetër është kjo, nëse është pjesë e kufirit tim diplomatik këtu. Patjetër që është. Unë nuk e sajoj vetë përshkrimin e punës time. Unë kam një numër objektivash specifike që më kërkohet të arrij, si përfaqësuese e Shteteve të Bashkuara dhe unë jam një nëpunëse publike e përkushtuar. Do të vazhdoj ta bëj punën time sipas udhëzimeve të Presidentit të Shteteve të Bashkuara" - tha Kim.  ©LAPSI.al

Të këshilluara

Aksident masiv në Rrugën e Kombit

Një aksident është regjistruar në Rrugën e Kombit, në afërsi të Skurajve. Një makinë me targa të Kosovës ka përplasur disa automjete, ndërsa raportohet për një ...

21:15

Etien Kapo përballet pa telashe me vetingun

Komisioni konstaton se prokurori i Tiranës, Etien Kapo ka pasur burime financiare të ligjshme për krijimin e pasurive si dhe nuk ka probleme të figurës. Subjekt...

18:26

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI