Flash

"Asnjë vendim 'non grata' i kthyer"/ Berisha reagon pas deklaratave të Kim

Lapsi.al 13 May 2022
"Asnjë vendim 'non grata' i kthyer"/ Berisha reagon pas

Në një konferencë për mediet, ish-kryeministri Sali Berisha ka folur mbi deklaratat e ambasadores Yuri Kim, sa i takon marrëdhënies me Partinë Demokratike nëse Sali Berisha zgjidhet në krye të saj. Kim në një intervistë për “Open” tha se do të ishte fatkeqësi nëse SHBA nuk do të kishte marrëdhënie normale me opozitën. Po ashtu, gjatë fjalës së saj Kim kujtoi se nga rreth 200 persona të cilët janë shpallur ‘non grata’, asnjë vendim nuk është kthyer.

Nga ana tjetër, Berisha këto fjalë i quan fushatë elektorale kundër tij në prag të zgjedhjeve për kryetarin e ri të PD. Më tej i bën thirrje SHBA që mos lejojë përfaqësuesen e tij mos ndërhyjë në punët e brendshme të partive politike.

"Fushatë elektorale kundër Sali Berishës në prag të garës së tij për kryetar të PD. Kaq  është komenti im. Uën i bëj thirrje qeverisë së SHBA dhe Biden të mos lejojë përfaqësuesen e qeverisë së tij të ndërhyjë në punët e brendshme të partive politike.  Veçanërisht përpjekjet e paimagjinueshme për të caktuar kryetarin e opozitës shqiptare të partisë konservatore shqiptare.", tha Berisha.

Të këshilluara

Tërmet në Greqi

Greqia nuk gjen qetësi, një tjetër tërmet është shënuar në vendin fqinj pak minuta më parë. Një tërmet i fortë me magnitudë 4.1 Rihter ka tronditur ishullin ...

12:53

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI