Flash

Berisha nis fushatën për kryetar nga Elbasani: Ta bëjmë Shqipërinë si ëndrrat e të rinjve

Lapsi.al 13 May 2022
Berisha nis fushatën për kryetar nga Elbasani: Ta bëjmë

Sali Berisha ka nisur nga Elbasani fushatën për garën e brendshme elektorale për kryetar të PD.

Gjatë fjalës së tij Berisha u shpreh se të gjithë së bashku duhet të punojmë që Shqipëria të mos pakësohet dhe të mos poshtërohet ashtu si ka ndodhur deri më tani.

“Shpreh kënaqësinë e madhe që jam sot këtu te ju në një grup të rinjsh të cilët më së shumti simbolizojnë atë që duhet të jemi ne nesër dhe në të ardhmen tonë. Atë që synon PD që Shqipërinë ta bëjmë siç i kanë ëndrrat këta të rinj të shkolluar që punojnë për vendin.

Unë kam ardhur sot para jush pas një turi të gjatë disa mujor. Kemi diskutuar bashkë probleme të shumta. Ne së bashku e dimë diagnozën. I njohim problemet. Gjithnjë kam menduar dhe mendoj nga t’ia nisim për të ndryshuar këtë shoqëri dhe këtë vend. Çfarë duhet të bëjmë për të realizuar qëllime që vendi të mos pakësohet kështu si po pakësohet. Dhe të mos poshtërohet kështu si po poshtërohet. Vij tek ju me bindjen se ne duhet ta nisim nga dashuria për këtë vend dhe këta njerëz”, deklaroi Berisha.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI