Flash

Vuçiç: "Ne do t'i pengojmë rezolutat kundër genocidit në parlamentet mike"

Lapsi.al 13 May 2022
Vuçiç: "Ne do t'i pengojmë rezolutat kundër
Nuk ka më dyshime se kush e pengoi votimin e rezolutës kundër genocidit serb në Sebrenicë. Atë e ka thënë vetë presidenti serb me gojën e tij. Pasi Edi Rama i gjendur në një pozitë shumë të vështirë u mundua të justifikohej me "non gratat" dhe "letrat e katranit", Lapsi.al hapi arkivat për të kërkuar se çka thënë Aleksandar Vuçiç në momentin kur parlamenti i Kosovës dhe ai i Malit të Zi vendosën të dënojnë genocidin në Sebrenicë. Në 17 qershor 2021, parlamenti i Malit të Zi miratoi një rezolutë që ndalon mohimin e gjenocidit të Sebrenicës, ndërsa korrikun e vjetshëm, parlamenti i Kosovës votoi një rezolutë kundër asaj që Mlladiç dhe Karaxhiç bënë në 1995, duke shfarrosur 8 mijë burra dhe adoleshentë muslimanë. Lexo me tej:

Socialistët votojnë kundër njohjes së genocidit serb në Sebrenicë

Interesant është të shihet deklarata e presidentit Vuçiç pas ketyre dy rezolutave që gjendet ende edhe në faqen e Radios Evropa e Lirë: “Rezoluta të tilla do të vazhdojnë. Ne mund t'i shmangim ato në disa parlamente, falë marrëdhënieve miqësore, por disa do të vazhdojnë me abuzimin politik ndaj serbëve”, u tha Vuçiç gazetarëve gjatë një vizite në një spital të Beogradit korrikun e shkuar. (video më poshtë)
Nuk kaloi më pak sesa një vit dhe vullnetin e Vuçiçit e dëshmuan deputetët socialistë që rrëzuan këtë të enjte, me shumicë, draft- rezolutën që edhe Shqipëria ta dënonte këtë genocid. Ndoshta ky mund të qe edhe një përkim i rastësishëm sikur sinkronizimi i veprimeve mes kryeministrit shqiptar dhe presidentit serb të përfundonte këtu. Por jo, rastësitë janë bërë pak si tepër për të vazhduar të konsiderohen si të tilla. Edi Rama ka kritikuar mbarë klasën politike të Kosovës (Albin Kurtin, Hashim Thaçin, Ramush Haradinajn dhe Isa Mustafën) duke qëndruar në krah të Vuçiçit. Faktet/ Rama mori urdhër nga Vuçiçi: Sulmo liderët e Kosovës Ai ka shkuar edhe më tej duke u bërë i vetmi lider i rajonit që për mos përparimin e dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit ka fajësuar palën shqiptare duke e akuzuar se ajo e përdor atë për qëllime të politikës së brendëshme. Analiza fjalë për fjalë/ Rama renditet hapur pro Vuçiçit dhe kundër Kosovës Ai e minimizoi vendimin e mikut të tij politik për të mos i vënë sanksione Rusisë pas agresionit në Ukrainë, duke i mëshuar faktit se Serbia votoi në OKB kundër ndërhyrjes ushtarake. Qëndrimi ndaj Rusisë/ Vuçiç e ka vënë Ramën në hall Deklarata bombë e Vuçiç/ Edi Rama e mbrojti Serbinë në samitin e NATO-s Edhe tani kryeministri shqiptar u rrek ta justifikojë aleancën e tij me Vuçiçin me lojra fjalësh si "lojë e ulët" e "katranit me bojë", "që kapet deri edhe pas kockave të viktimave të kasapit të Beogradit, për t'u ringjallur nga varri i tij politik". Në fakt ky votim i shumicës socialiste në parlament, nuk e bën Shqipërinë vetëm pjesë të botës serbe, por ai krijon një hendek të thellë ndarës edhe me Kosovën, që ka mbajtur një qëndrim krejt tjetër. Lapsi.al ka raportuar se në korrikun e shkuar deputetët e Kuvendit të Kosovës miratuan rezolutën për dënimin e gjenocidit në Sebrenicë në Bosnje e Hercegovinë. Ajo u iniciua nga koalicioni boshnjak në Kuvendin e Kosovës, Vakat, por edhe aty, sipas urdhërit të Vuçiçit, deputetët e Listës Serbe në pamundësi për ta ndalur votimin, bojkotuan seancën. Andi Bushati: Loja e rrezikshme e Berishës me “genocidin serb” Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti atëhere tha se miratimi i rezolutës për Sebrenicën është një “veprim fisnik dhe i duhur”. “Ata që nuk e pranojnë fajin e nuk kërkojnë falje, thellë në zemër besojnë se kanë pasur të drejtë”, tha Kurti. Ndërsa Edi Rama është mjaftuar vetëm me sharjet ndaj Berishës, por nuk është angazhuar as vetë për një nismë të tillë duke lënë në fuqi frazën e Vuçiçit: "Do t'i pengojmë rezoluta të ngjashme në parlamentet mike". ©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI