Flash

Deputetët gjermanë: E mbështesim Kosovën në rrugën drejt Këshillit të Evropës

Lapsi.al 13 May 2022
Deputetët gjermanë: E mbështesim Kosovën në rrugën

Pas deputetit të opozitës gjermane, Michael Brand, CDU, edhe poltiikanët e pozitës socialdemokrate, Frank Schwabe dhe Adis Ahmetović, kanë shprehur në një deklaratë të përbashkët për media, publikuar të premten, më 13.05. mbështetjen e tyre për aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës:

“Ne mirëpresim dhe mbështesim aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Kosova, si i gjithë rajoni i Ballkanit Perëndimor, është pjesë integrale e Evropës dhe e familjes evropiane. Kjo duhet theksuar shprehimisht, veçanërisht duke pasur parasysh luftën në Ukrainë", kanë shkruar dy deputetët. Schwabe është kryetar i delegacionit parlamentar të Gjermanisë në Këshillin e Evropës, ndërsa Ahmetoviç raportues kryesor për Ballkanin Perëndimor në Komisionin e Punëve të Jashtme për grupin parlamentar të socialdemokratëve në Parlamentin Gjerman.

Adis Ahmetoviç, është raportues i grupit parlamentar të SPD-së, për Ballkanin Perëndimor.

Ata janë shprehur besimplotë se Kosova do t'i arrijë dy të tretat e nevojshme për anëtarësim në Këshillin e Evropës dhe kanë theksuar përkushtimin e tyre në kuadër të BE-së për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe për liberalizimin e vizave për shtetasit e Kosovës.

Dy deputetët e shohin anëtarësim e Kosovës në Këshillin e Evropës edhe "si një shans për të bërë progres në këto dy çështje”.

Dy politikanët socialdemokratë, parti, së cilës i përket edhe kancelari Olaf Scholz, përforcojnë kësisoj edhe njëherë me këtë deklaratë përkushtimin e Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor. Qeveria aktuale, e përbërë nga socialdemokratët (SPD), Të Gjelbrit, dhe liberalët (FDP) e ka shpallur Ballkanin e Perëndimor prioritet qysh në marrëveshjen e koalicionit qeveritar.

Më parë edhe deputeti i CDU-së, Michael Brand, kishte kërkuar nga qeveria gjermane që të ndërmarrë hapa konkrete për të mbështetur Kosovën në rrugëtimin e saj në Këshillin e Evropës.

"Tani është e rëndësishme që qeveria federale jo vetëm të bisedojë, por edhe të veprojë në mënyrë aktive. Kancelari Federal dhe Ministrja e Jashtme i kanë siguruar personalisht lidershipit kosovar mbështetjen e tyre. Kjo tani duhet të reflektohet në veprime konkrete”, kishte shkruar Brand në deklaratën e tij për media, të së enjtes, më 12.05., menjëherë pasi Kosova dorëzoi aplikimin në Strasburg.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI