Flash

Erdogan i "vjen në ndihmë" Putinit, gati të bllokojë anëtarësimin në NATO të Finlandës dhe Suedisë

Lapsi.al 13 May 2022
Erdogan i "vjen në ndihmë" Putinit, gati të

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, nuk e sheh aplikimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO si një “mendësi pozitive”. “Ne nuk e shohim pozitivisht anëtarësimin e tyre në NATO”.

Gjatë një prononcimi për mediat, Erdogan deklaroi se vendet skandinave janë bërë një strehë e sigurt për terrorizmin.

“Suedia është bërë një shtëpi për PKK-në dhe grupet e tjera terroriste. Ata, madje, janë anëtarë të parlamentit në disa vende” shtoi ai.

Presidenti turk përmendi shqetësime për ngjarjet në të dy vendet e mbështetësve të militantëve kurdë separatistë që kanë luftuar për autonomi në juglindje të Turqisë për dekada.

Çdo zgjerim i NATO-s kërkon miratimin unanim të anëtarëve të aleancës. Turqia është anëtare e NATO-s që nga viti 1952.

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI