Flash

I dogjën makinën një 57-vjeçari në Divjakë, prangosen 2 persona

Lapsi.al 13 May 2022
I dogjën makinën një 57-vjeçari në Divjakë,

Policia e Divjakës ka vënë në pranga 2 shtetas të shpallur në kërkim për veprën penale shkatërrimi i pronës me zjarr. Të dy këta persona gjykata e rrethit kishte caktuar masën e sigurisë arrest me burg, pasi në bashkëpunim kanë djegur një automjet.

"Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Divjakë, bënë lokalizimin, kapjen dhe ndalimin e shtetasit B. M., 45 vjeç, banues në Çermë e Sipërme, Divjakë. Për këtë shtetas, Gjykata e Shkallës së Parë Lushnjë, me vendimin e datës 12.05.2022, ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprën penale "Shkatërrimi i pronës me zjarr".  Ky shtetas dyshohet se në datën 04.08.2021, ka djegur me lëndë djegëse autobusin në pronësi të shtetasit S. S. Gjithashtu, në bashkëpunim edhe me shërbimet e Policisë Vlorë, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim G. L., 33 vjeç, banues në Vlorë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Lushnjë, me vendimin e datës 11.05.2022, i ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprën penale "Shkatërrimi i pronës me zjarr".” – njofton policia.

Ky shtetas, në datën 09.03.2022, në bashkëpunim me shtetasin K. T., 25 vjeç, banues në Vlorë, ka djegur automjetin në pronësi të shtetasit J. Gj., 57 vjeç, banues në Divjakë. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI