Flash

Investigimi i BBC/ Sa ushtarë rusë janë vrarë në Ukrainë

Lapsi.al 13 May 2022
Investigimi i BBC/ Sa ushtarë rusë janë vrarë në

Që nga fillimi i luftës, BBC ka ndjekur dhe verifikuar të gjitha raportet për humbjet mes trupave ruse që luftojnë në Ukrainë. Këtu bëjnë pjesë njoftimet zyrtare, raportet e mediave lokale si dhe rrjetet sociale, por edhe duke folur me të afërmit e ushtarakëve rusë.

Deri në këtë moment BBC News Russian ka mundur të verifikojë vdekjen e 2 336 ushtarakëve rusë në luftë. BBC thotë se mund të japë emrat e tyre, gradat dhe njësitë ushtarake ku kanë shërbyer.

Kjo është gati dyfishi i shifrës së fundit zyrtare të publikuar nga Ministria e Mbrojtjes ruse në mars. Ka të ngjarë që shifra reale e humbjeve të ushtrisë ruse në Ukrainë të jetë shumë më e lartë nga sa ka mundur BBC të përcaktojë. Por analiza e këtyre të dhënave ndihmon për të parë tendencën e asaj që po ndodh me ushtrinë ruse.

Gati 20% e të gjitha viktimave të konfirmuara ushtarake janë oficerë. Ky raport ka mbetur i pandryshuar për 3 muajt e fundit. Ekspertët thonë se oficerëve rusë mund t’u duhet të rrezikojnë më shumë në vijën e frontit për shkak të problemeve të vazhdueshme me komunikimin.

Mbi 25% e të gjitha humbjeve janë parashutistë dhe marinsa. Këto njësi përdoren shpesh në operacionet e zbulimit. Megjithatë, ata shpesh nuk marrin mbështetje të mjaftueshme operacionale dhe mundësi evakuimi për të plagosurit.

Shumica e viktimave, të konfirmuara nga BBC, vinin nga rajonet më pak të zhvilluara dhe të privuara ekonomikisht të Rusisë. Ka vetëm 3 vdekje të konfirmuara të ushtarakëve nga Moska edhe pse kryeqyteti përbën pothuajse 9% të popullsisë ruse. Autoritetet ukrainase tani thonë se janë vrarë rreth 27 mijë ushtarë rusë. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI