Flash

OSBE përshëndet farsën e Ramës me zgjedhjen e presidentit të ri: Do sjellë në krye të shtetit një personalitet

Lapsi.al 13 May 2022
OSBE përshëndet farsën e Ramës me zgjedhjen e presidentit

Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) ka reaguar në lidhje me negociatat për presidentin e ri në Shqipëri.

Nëpërmjet në postimi në Facebook, OSBE përshëndet procesin, sipas saj përfshirës, që synon të sjellë në postin më të lartë një personalitet që përfaqëson unitetin e popullit.

“Ndërsa vendi fillon procedurat parlamentare për zgjedhjen e Presidentit të Republikës, Prezenca e OSBE-së në Shqipëri përshëndet një proces përfshirës, i cili do të sjellë në postin më të lartë një personalitet që përfaqëson unitetin e popullit, sikurse përcaktohet në Kushtetutën e Shqipërisë”, thuhet në reagimin e OSBE në Facebook.

Por përtej këtij reagimi formal të OSBE, procesi është farsë me regji qëndrore nga Edi Rama, i cili e ka tashmë një president. Por sa për sy e faqe i duhet një proces gjoja demokratik. Pjesë e farsës është bërë prej fillimit edhe pakica e pakicës së opozitës. Në takimin e parë sot të thirrur nga PS ishte Fatmir Mediu dhe Mesila Doda. ©LAPSI.al

 

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI