Flash

Tentoi të futej në kryeministri/ I riu goditi kabinën e punonjësve dhe vrapoi drejt oborrit

Lapsi.al 13 May 2022
Tentoi të futej në kryeministri/ I riu goditi kabinën e

Të tjera detaje janë mësuar në lidhje me ngjarjen e ndodhur dje në Tiranë ku Aurel Latifi tentoi të hynte me forcë në kryeministri. Mësohet se Aurel Latifi ka goditur me grusht kabinën e punonjësve të Gardës, dhe ka nisur të vrapojë në oborrin e kryeministrisë në drejtim të hyrjes anësore. “Aventura” e tij ka zgjatuar vetëm pak sekonda, pasi është neutralizuar nga rojet e kryeministrise. Ngjarja ka ndodhur ditën  e djeshme ndërsa vetëm sot është raportuar nga policia e Tiranës.

"Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. L., 32 vjeç, për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”, pasi ka goditur kabinën e rojeve të sigurisë së Gardës së Republikës dhe ka tentuar të futet në ambientet e Kryeministrisë.", njofton policia. 

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI