Flash

VIDEO/ 60 shoferë humbën patentën në 2 orë në Rrugën e Kombit

Lapsi.al 13 May 2022
VIDEO/ 60 shoferë humbën patentën në 2 orë në

Policia ka ushtruar një kontroll të befasishëm në Rrugën e Kombit për shoferët që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor.

Gjatë 2 orëve monitorim blutë bëjnë me dije se janë pezulluar 60 leje drejtim si dhe janë vendosur 105 gjoba për shpejtësi tej normave të lejuara.

Gjatë kontrolleve makina inteligjente ka konstatuar automjete me shpejtësi nga 137 km/h deri në 192 km/h.

Kontrolli do të vijojë edhe përgjatë orëve të vona të mbrëmjes.

2 kilometra më tej pozicionimit të makinës inteligjente në Rrugën e Kombit, patrulla e Policisë Rrugore kanë ndaluar automjetet e evidentuara në shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Masat administrative u vendosën jo vetëm ndaj këtyre drejtuesve të mjeteve, por edhe ndaj 105 drejtuesve të tjerë, që makina inteligjente skanoi gjatë punës së saj. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI