Flash

Kumbulla i nxjerr inatin Mourinhos, që përfundon te fizioterapisti: "Një lojtar më kapi me shkelma"

Lapsi.al 14 May 2022
Kumbulla i nxjerr inatin Mourinhos, që përfundon te fizioterapisti:
Pas goditjes së pretenduar nga Allegri, që ndezi finalen e Kupës së Italisë mes Juventus e Inter, një tjetër “goditje” është vënë në qendër të vëmendjes në rrjetet sociale, mes tifozëve të Romës, në orët e fundit. Bëhet fjalë për një goditje ndaj Mourinhos. Portugezi në fakt ka postuar një video në profilin e tij në Instagram, teksa është duke bërë fizioterapi të shoqëruar me shprehjen “Nëse më shihni të çalë apo me paterica, dijeni që një lojtar që i nis emri me K më ka goditur me shkelm. Është Karsdorp apo Kumbulla? ".
Misteri u zgjidh menjëherë më pas, nga vetë trajneri verdhekuq sërish në Instagram. “Pasi Karsdorp u bë viktimë e ofendimeve në rrjetet sociale, më duhet të postoj foton dhe të them se fajtori është Kumbulla”, ka shkruar Special One, duke publikuar foton e “aksidentit” të vogël në fushë.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI