Flash

Ministrja e Jashtme Xhaçka takon homologun ukrainas: Do bëjmë gjithçka që lufta të përfundojë

Lapsi.al 14 May 2022
Ministrja e Jashtme Xhaçka takon homologun ukrainas: Do bëjmë

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka është takuar me Ministrin e Punëve të Jashtme të Ukrainës, Dmytro Kuleba. Gjatë një postimi në Twitter, Xhaçka shkruan se pati një diskutim të sinqertë me Kulebën dhe se Ukraina dhe Ballkani Perëndimor meritojnë perspektivën në BE. Më tej ajo thotë se Shqipëria do të bëjë gjithçka që mundet në Këshillin e Sigurimit të OKB-së për të izoluar Rusinë.

“Diskutim i sinqertë me Ministrin e Punëve të Jashtme të Ukrainës, Dmytro Kuleba. Ndamë të njëjtin mendim se si Ballkani Perëndimor ashtu edhe Ukraina meriton një perspektivë të qartë Evropiane. E sigurova për angazhimin e palëkundur të Shqipërisë për Ukrainën. Do të bëjmë gjithçka që mundemi në Këshillin e Sigurimit të OKB-së për të izoluar Rusinë dhe të ndihmojmë në ndalimin e luftës”-shkruan Xhaçka.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI