Flash

OKB kërkon hetim ndërkombëtar për vrasjen e gazetares së Al Jazeera

Lapsi.al 14 May 2022
OKB kërkon hetim ndërkombëtar për vrasjen e gazetares

OKB kërkon hetim ndërkombëtar për vrasjen e gazetares së Al Jazeera, Shireen Abu Aqla. Ajo u qëllua për vdekje të mërkurën në Bregun Perendimor ndërsa po mbulonte bastisjen izraelite në qytetin Jenin. Në një deklaratë të posaçme, Këshilli i Sigurimit tha se anëtarët e tij duan që përgjegjësit të dalin para ligjit. Megjithëse deklarata tregoi një rast të rrallë uniteti në Këshill, për një çështje që lidhet me Izraelin, raportet që citojnë burime diplomatike thanë se kishte negociata të vështira mbi përmbajtjen e deklaratës për vrasjen. Ndërkohë Tel Avivi dhe autoritetet palestineze kanë hedhur akuza të ndërsjella për autorësinë e krimit. Ceremonia mortore e gazetares 51 vjeçare i shpërfaqi botës imazhe të rënda, pasi policia izraelite goditi personat në funeral e gjatë sulmeve arkivoli i së ndjerës ra. Ushtarët duke përdorur shkopinj, u futën në një turmë palestinezësh pjesëmarrës në kortezh.

Më pas pati përplasje midis policisë dhe personave të mbledhur rreth arkivolit. Policia izraelite tha se oficerët "u detyruan të përdorin mjete për shpërndarjen e trazirave". Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, António Guterres deklaroi se ishte "thellësisht i shqetësuar" nga konfrontimet midis forcave izraelite të sigurisë dhe palestinezëve.

Të këshilluara

Putin-i u mashtrua nga gjeneralët e tij

Ish-kryeministri rus, Mikhail Kasyanov, tha se besimi i Vladimir Putin në luftën në Ukrainë është tronditur. Në një intervistë me gjermanen “Deutsche Welle” ...

15:10

Mbillen bimët e para në tokën e Hënës

Shkencëtarët ia kanë dalë që për herë të parë rritin bimë në një tokë hënore. Ky është konsideruar si një hap i rëndësishëm për të bërë të mundur qëndrimin afat...

22:02

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI