Flash

PSG ka vendosur titullarin mes Navas e Donnarummas: L'Equipe ka zbuluar se cili nga portierët do të shitet

Lapsi.al 14 May 2022
PSG ka vendosur titullarin mes Navas e Donnarummas: L'Equipe ka zbuluar se

Sipas L’Equipe, PSG ka zgjedhur tashmë të ardhmen e portës së tij: francezët kanë vendosur të fokusohen te Donnarumma për sezonin e ardhshëm. Keylor Navas, pra, është i destinuar të dalë në shitje në merkaton e verës. Parisienët kanë disa portierë në organikë: përveç Gigios dhe kostarikanit, janë Sergio Rico, Marcin Bulka dhe Areola. E sigurtë është se priten disa ndryshime në shtëpinë e PSG, duke qenë se në diskutim janë edhe rolet e trajnerit dhe drejtorit sportiv.

L'Equipe shkruan se ajo e PSG është gjithashtu një zgjedhje anagrafike. Donnarumma është 23 vjeçar, Navas 35, edhe pse ka ende edhe dy vjet kontratë. Vlera e kartonit të tij kap vlerën e 10 milionë eurove. Ditët e fundit, Gigio i kishte kërkuar klubit që të gjente një zgjidhje përfundimtare gjatë një interviste, sepse ai nuk kishte ndërmend të përballej me një sezon tjetër në pankinë.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI