Flash

Video/ Dikush e goditi Allegrin e pastaj nisi sherri: imazhet tregojnë se çfarë ndodhi në episodin më të nxehtë të finales

Lapsi.al 14 May 2022
Video/ Dikush e goditi Allegrin e pastaj nisi sherri: imazhet tregojnë se
Episodi që ndezi zemërimin e Massimiliano Allegrit dhe që e çoi atë në një reagim që u sanksionua me karton të kuq, pasuar nga një ditë skualifikimi dhe gjobë, është një nga momentet më të kontestuara të finales së Kupës së Italisë mes Interit dhe Juventusit. Trajneri bardhezi ishte i bindur se kishte marrë një goditje nga një anëtar i pankinës së zikaltërve. Tani është shfaqur një video që sqaron dinamikën e historisë, duke ulur efektivisht përgjegjësitë e stafit të Interit. Nga pamjet e shpërndara në rrjetet sociale, shohim bashkëpunëtorin e Inzaghit, Mario Cecchi, i cili duke u kthyer në pankinën e tij, kryqëzohet me Allegrin dhe e përplas lehtë. Trajneri i Juventusit mendon se gjesti i anëtarit të stafit zikaltër, në dukej i rastësishëm, është bërë posaçërisht për ta goditur atë. Ndërsa Cecchi kthehet për të kërkuar falje, Allegri nuk lë fjalë pa i thënë. Në atë moment, bashkëpunëtori i Inzaghit i thotë diçka, duke shkaktuar tërbimin e trajnerit të Juventusit, i cili vendos të përballet me të, duke shkuar në zonën teknike të zikaltërve.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI