Flash

Video/ Liverpool mposht edhe njëherë Chelsea, 6-5 me penallti për trofeun e FA Cup: Mount fundos Tuchel

Lapsi.al 14 May 2022
Video/ Liverpool mposht edhe njëherë Chelsea, 6-5 me penallti për

FA Cup kthehet në palmaresin e Liverpool, që rrëmben trofeun pas një ndeshje spektakolare kundër Chelsea. Në Wembley, pas 0-0 në 120 minuta, vendosi lotaria e penalltive për 6-5 përfundimtare ku Mount gaboi e Tsimikas shënoi të fundit që shpërtheu festën e Reds. Suksesi i tetë në këtë turne për skuadrën e Merseyside. Klopp mposhti përsëri Tuchelin pas asaj në Carabao Cup, por lajmi i keq për trajnerin gjerman është dëmtimi i Salah, i cili la fushën e lojës pas 30 minutash dhe tashmë është në dyshim për finalen e Champions League.

Në pjesën e parë Diogo Jota dhe Lukaku tnetuan të zgjidhin një ndeshje të bllokuar, ndërsa pas rifillimit Liverpool e provoi me Robertson dhe Luis Diaz. Chelsea arriti t'i mbijetojë presionit të madh të skuadrës së Kopp, duke zvarritur ndeshjen në kohën shtesë. Në 30 minutat eksta mbizotëroi frika për të mos gabuar dhe ndeshja përfundoi tek penalltitë. Mané gaboi për Reds, ndërsa kapiteni Azpilicueta dhe Mount tradhtuan Blues. Klopp mund ti gëzohet trofeut të tij të parë të FA Cup e drejtuesve të Klopp. Në librin e Artë të turneut, Liverpool arriti pikërisht Chelsean në kuotën e 8 trofeve dhe tani është në kërkim të një katërshe historike sezonale.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI