Flash

Zbulohet identiteti i të riut që i shpëtoi atentatit në Lezhë, sapo ishte kthyer nga Belgjika

Lapsi.al 14 May 2022
Zbulohet identiteti i të riut që i shpëtoi atentatit në

Detaje të reja janë zbuluar nga atentati i ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Lezhës. Mësohet se një 28-vjeçar nga Miloti, i identifikuar si Blerim Preçi ka rënë pre e një atentati mbrëmjen e kësaj të shtune, por fatmirësisht ka mundur që t'i shpëtojë breshërisë së automatikut. Policia njofton se 28-vjeçari Preçi, udhëtonte në makinë me kushëririn Klisman Preçi, kur ndaj tyre u qëllua me breshëri kallashnikovi. Si pasojë e të shtënave nuk ka patur të lënduar. Dy të rinjtë janë shoqëruar në polici ku po japin dëshminë e tyre për ngjarjen.

Ndërkohë mësohet se Blerim Preçi kishte pak ditë që ishte kthyer nga Belgjika dhe një nga pistat kryesore në të cilën po heton policia është pikërisht e shkuara e tij dhe aktiviteti i tij jashtë vendit. Policia ka ngritur pika kontrolli si dhe po bëhet krehja e zonës me qëllim kapjen e autorëve, për të cilët nga sa mësohet janë larguar me shpejtësi në drejtim të Laçit.

 

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI