Flash

Konsumonte dhe shpërndante drogë, arrestohet 27-vjeçari në Durrës

Lapsi.al 15 May 2022
Konsumonte dhe shpërndante drogë, arrestohet 27-vjeçari në

Policia në Durrës ka vënë në pranga një të ri për posedim dhe shpërndarje të lëndëve narkotike. Operacioni është zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale, në DVP Durrës.

Njoftohet se me finalizimin e operacionit të koduar “Drug Dealer” në pranga u vu M. M., 27 vjeç, banues në lagjen nr.13 Durrës, bazuar në informacionet se konsumonte dhe shpërndante lëndë narkotike.

I riu akuzohet për veprat penale  “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit’’ dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Po ashtu, njoftohet se gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, policia gjeti dhe sekuestroi 50 g lëndë të dyshuar narkotike, e llojit cannabis sativa, një krëhër automatiku dhe një sasi fishekësh.

Të këshilluara

Ukraina fiton Eurovision 2022

Fituesi i Eurovision 2022 është Ukraina. Hyrja e këtij viti në Eurovision nga ukrainasit ishte një kënga që artisti Oleh Psiuk ia kushton si një odë të ëmës së ...

01:01

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI