Flash

"Ndeshja ime e fundit": Lewandowski zyrtarizon largimin nga Bayern, e pret Barcelona

Lapsi.al 15 May 2022
"Ndeshja ime e fundit": Lewandowski zyrtarizon largimin nga Bayern, e
Goli i shënuar ndaj Wolfsburg, goli i tij i 35 në 34 ndeshje të Bundesligës, ka shumë të ngjarë të ketë qenë i fundit i Robert Lewandowskit për Bayern Mynih. Sulmuesi polak u nderua me titullin e golashënuesit më të mirë pas ndeshjes së fundit të kampionatit dhe pasi refuzoi rinovimin, siç konfirmoi Salihamidzic, doli edhe publikisht për të zyrtarizuar largimin nga Bavaria: "Ka shumë mundësi që kjo të jetë ndeshja ime e fundit me Bayernin - deklaroi ai - Nuk mund të them 100%, por ndoshta ishte. Ne duam të gjejmë zgjidhjen më të mirë për mua dhe klubin." Pas barazimit me Wolfsburg, Lewandowski ngriti në qiell trofeun e golashënuesit më të mirë të Bundesligës (fitoi për herë të 7 në karrierë, i 5 radhazi) dhe ky mund të jetë realisht trofeu i fundit i ngritur me fanellën bavareze. Barcelona e pret krahë hapur dhe Xavi është i paduruar ta ketë në skuadër: “Mosha nuk ka rëndësi, performanca po – tha trajneri blaugrana në konferencën për shtyp në lidhje me nënshkrimin e mundshëm të sulmuesit gati 34-vjeçar – Sot lojtarët kujdesen shumë për veten dhe çdo vit ata janë më profesionistë. Shikoni Ibrahimovic, Modric, Dani Alves... Ata të gjithë kanë performanca shumë të larta në klube të rëndësishme. Shikoni Cristianon dhe gjithashtu Messin. Mosha nuk është prioritet, nëse një blerje na përmirëson është e vetmja gjë që ka rëndësi”. LEWA: "FALEMINDERIT TË GJITHËVE" “Një falënderim i madh shkon për shokët e mi të skuadrës dhe trajnerin për këtë sezon të mrekullueshëm. Gjithashtu falënderoj tifozët, familjen dhe miqtë e mi për mbështetjen e tyre”.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI