Flash

Video / Inter nuk dorëzohet dhe kalon 3-1 Cagliari-n: Titulli vendoset në javën e fundit

Lapsi.al 15 May 2022
Video / Inter nuk dorëzohet dhe kalon 3-1 Cagliari-n: Titulli vendoset

Interi fiton 3-1 në fushën e Cagliari-t dhe mban ende të hapur garën për kreun e Serie A, e cila do të vendoset në javën e fundit: Zikaltrit duhet të mposhtin Sampdoria-n dhe të shpresojnë që Milan-i të humbasë ndaj Sassuolo-s. Për sa i takon sfidës në "Sardegna Arena" ndaj Cagliari-t rezultati u zhbllokua në minutën e 25'-të me një goditje me kokë nga Darmian, ndërkohë që në minutën e 11-të ishte anuluar me VAR një gol i Skriniar për prekje të topit me dorë. Në fillim të pjesës së dytë zikaltrit dyfishuan shifrat me Lautaro Martinez (51') me një diagonale të bukur. Ndërkohë në të 54'-ën Lykogiannis shënoi golin e vetëm për Caglairi-n duke e kthyer skuadrën e tij në lojë, por 30 minuta më pas Lautaro Martinez trefishoi për Interin që vijon garën për titullin.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI