Flash

Aksidenti në Tiranë/ Çifti Konomi ende në gjendje të rëndë, vijojnë në kujdes intensiv

Lapsi.al 16 May 2022
Aksidenti në Tiranë/ Çifti Konomi ende në gjendje të

Një javë pas aksidentit të rëndë të ndodhur në Tiranë, ku Ajas Sulejmani përplasi në vijat e bardha çiftin dhe foshnjën e tyre tre muaj, Arjan Konomi dhe bashkëshortja e tij ndodhen ende në kujdes intensiv.

Gazetari Igli Çelmeta raporton se çifti i bashkëshortëve ndodhet në gjendje shëndetësore stabël, por vijojnë në trajtim intensiv.

Bluzat e bardha kanë dekjlaruar se Arjani ka thyerje të disa brinjëve dhe të legenit, ndërsa bashkëshortja e tij lëndime të shumta në trup.

Kujtojmë se ata u përplasën nga makina e 39-vjeçarit në afërsi të Rrugës së Kavajës së bashku me foshnjën e tyre, por për fat të mirë vajza ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Shoferi pas testit të drogës rezultoi se kishte konsumuar lëndë narkotike, ndërsa më pas u largua nga vendngjarja, por policia ka bërë të mundur arrestimin e tij disa ora pas ngjarjes së rëndë.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI