Flash

E reja greke arrestohet me 10 kg drogë: Shqiptari më futi në kurth

Lapsi.al 16 May 2022
E reja greke arrestohet me 10 kg drogë: Shqiptari më futi në

Një 26-vjeçare, nënë e një fëmije ka rënë në prangat e policisë helene, pasi u kap duke transportuar një valixhe me 10 kilogramë heroinë dhe gjysmë kilogram kokainë.

E reja u arrestua në Selanik, pasi po transportonte lëndët narkotike nga Athina në Selanik, ndërsa policia po e ndiqte hapat e trafikantes.

Pas arrestimit 26-vjeçarja tha se valixhen ia kishte dhënë një trafikant shqiptar me nofkën “Xhaferr”, 26 vjeç, duke theksuar se nuk ishte në dijeni të përmbajtjes së valixhes, shkruan protothema.gr.

Në dëshminë e saj ajo pohoi se para disa muajsh është takuar me trafikantin shqiptar, i cili i kishte propozuar të transportonte drogës, por ajo e ka refuzuar propozimin e tij për arsye morale dhe siç tha nuk e dinte përmbajtjen e valixhes rozë.

“Jam një nënë beqare, e një fëmije katër vjeç dhe jetoj në Sepolia të Atikës. Prej dy viteve të fundit nuk kam pasur punë të përhershme, për pasojë po përballem me probleme financiare. Pranoj akuzën e trafikut të drogës, të cilën e kam kryer për llogari të një personi me origjinë shqiptare rom, i quajtur “Xhaferr”, ka thënë para drejtësisë greke e reja 26-vjeçare.

Pas dëshmisë së 26-vjeçares,policia greke është vënë në kërkim të 26-vjeçarit me origjinë shqiptare.

Të këshilluara

Dy fytyrat e presidentit bullgar Rumen Radev

Presidenti bullgar, Rumen Radev, zhvillon një vizitë në Berlin. Gjatë takimit me presidentin gjerman Frank-Walter Steinmeier më 16 maj 2022 ata do të flasin për...

16:00

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI