Flash

Eriksen, rikthimi i bujshëm te Tottenham e Conte fare pranë: "Dua të luaj ende në Champions League"

Lapsi.al 16 May 2022
Eriksen, rikthimi i bujshëm te Tottenham e Conte fare pranë: "Dua

Pas infarktit të tmerrshëm qershorin e kaluar në Euro 2020, Cristian Eriksen ka rilindur me fanellën e Brentfordit dhe tani ai dëshiron të rikthehet në kompeticionin që i përshtatet më së miri talentit të tij: “Do të doja të luaja sërish në Champions League”, tha ai për TV skandinav Viaplay. “Kam disa oferta në tavolinë dhe duhet të mendoj se çfarë është më e mira për mua. Më pas do të marr vendimin tim”. Fjalë që kanë bërë të bien menjëherë kambanat e merkatos në Angli dhe, sipas Daily Mail, mundësia e rikthimit të tij te Tottenham, nën urdhërat e ish-trajnerit të tij te Inter, Antonio Conte, po merr gjithnjë e më shumë formë.

Një rikthim që do të kishte një shije shumë romantike, por që te Brentford askush nuk do të donte që të ndodhte, sepse që nga ardhja e danezit në shkurt, skuadra, debutuese absolute në Premier League, ka bërë një hap cilësor që e ka çuar në vendin e njëmbëdhjetë, me 46 pikë, pa rrezikuar asnjëherë të zhytet në luftën për të mos rënë nga kategoria.

"Ka ende shumë për të bërë këtu në Brentford - tha trajneri Thoms Frank në fund të ndeshjes së fituar kundër Everton - dhe Christian mund të na japë një dorë të madhe. Unë kurrë nuk kam pasur asnjë dyshim për gjendjen e tij fizike në fushë: nuk ishte një dëmtim, por një problem në zemër që ai e zgjidhi”.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI