Flash

Hakerat rusë sulmojnë faqen e policisë italiane si hakmarrje për Eurovision

Lapsi.al 16 May 2022
Hakerat rusë sulmojnë faqen e policisë italiane si hakmarrje

Faqja e policisë italiane është sulmuar nga hakerët pro-rusë të quajtur “Killnet” që ditët e fundit kanë goditur disa faqe të njohura në perëndim.

Mediat italiane shkruajnë se falë ndërhyrjes së teknikëve të policisë, të mbështetur nga specialistë të Qendrës Kombëtare Kundër Krimit, faqja u rikthye gradualisht në funksion të plotë. Menjëherë pasi teknikët e IT-së e rikthyen situatën në normalitet, hakerët reaguan në faqen e tyre në Telegram.

“Sipas mediave të huaja, Killnet sulmoi Eurovizionin dhe u bllokua nga policia italiane. Por Killnet nuk e sulmoi Eurovizionin. Sot ne u shpallim zyrtarisht luftë 10 vendeve, përfshirë edhe policinë mashtruese italiane. Meqë ra fjala, faqja juaj nuk punon. Pse nuk e ndaluat siç bëtë me Eurovision?” – thuhet në reagimin e tyre. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Dy fytyrat e presidentit bullgar Rumen Radev

Presidenti bullgar, Rumen Radev, zhvillon një vizitë në Berlin. Gjatë takimit me presidentin gjerman Frank-Walter Steinmeier më 16 maj 2022 ata do të flasin për...

16:00

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI