Flash

Ish-kandidati i PS, Durrës: Më qëlluan vrasës me pagesë, policia fshehu ngjarjen

Lapsi.al 16 May 2022
Ish-kandidati i PS, Durrës: Më qëlluan vrasës me

Ish-kandidati për kreun e Partisë Socialiste së Durrësit Ardit Kërtusha ka dhënë një tjetër version të ngjarjes së ndodhur mesditën e së hënës në këtë qytet. Policia tha se ai u qëllua në këmbë pas një konflikti për motive banale, por vetë Kërtusha dha një tjetër version të ngjarjes. Ai tha se ngjarja nuk ishte banale, por ndaj tij ishte bërë një atentat nga vrasës të paguar.

“Nga jashtë lokalit ka ardhur një djalë i ri, i cili mbante në fytyrë një maskë anti-covid, me syze të errëta dhe kapele në kokë. Sapo është afruar tek tavolina ku isha, atentatori ka nxjerrë një pistoletë dhe qëlloi në drejtimin tim. Por, pistoleta u bllokua pasi ka qëlluar vetëm 1 herë, ndërsa atentatori futi dorën në një çantë që mbante me vete, nga ku nxori një pistoletë të dytë.

Unë u largova me shpejtësi sapo pashë që pistoleta u bllokua. Ai më ndoqi dhe qëlloi edhe dy herë të tjera. Një prej plumbave më kapi në këmbë. Nuk ka qenë sherr banal, tentuan të më bënin atentat nga vrasës me pagesë. Personi qëlloi 4 herë, por iu bllokua pistoleta. 

Është e paqartë se përse policia e Durrësit nxitoi të shpërndante një mjegullnajë për dinamikën e ngjarjes, duke e konsideruar si një “konflikt të çastit”. Ishte atentat nga vrasës me pagesë,” - deklaroi Kërtusha në një prononcim për Abc.

Kërtusha u qëllua me armë në lokalin e reperit Noizy kur ishte në shoqërinë e disa personave të tjerë. Kërtusha është dërguar në spitalin e Traumës ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Dy fytyrat e presidentit bullgar Rumen Radev

Presidenti bullgar, Rumen Radev, zhvillon një vizitë në Berlin. Gjatë takimit me presidentin gjerman Frank-Walter Steinmeier më 16 maj 2022 ata do të flasin për...

16:00

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI