Flash

Klopp, lojëra mendje me Real Madrid: Liverpool ndërhyn për Mbappe, para finales së Champions

Lapsi.al 16 May 2022
Klopp, lojëra mendje me Real Madrid: Liverpool ndërhyn për

Real Madrid dhe Liverpool do të përballen me njëri-tjetrin në datën 28 maj në finalen e Champions League, në Paris, por në javët në vijim dy rivalët mund të konkurrojnë edhe në merkato për Kylian Mbappe. Ylli francez, në skadencë kontrate me PSG është objektivi i deklaruar i presidentit madrilen Florentino Perez. Një operacion për të cilin spanjollët kanë punuar prej vitesh, madje kanë ofruar 200 milionë euro verën e kaluar, pavarësisht se sulmuesit i mungonte vetëm një vit kontratë.

Tani gjithçka sugjeron se Mbappe 'do të arrijë në Madrid m parametër zero, por sipas Independent, ndryshe nga sa pretendon Marca, Mbappe nuk ka rënë dakord ende për kushtet e kontratës së tij me Real Madrid, duke shtuar se e ardhmja e sulmuesit nuk është e qartë. Kështu, është e hapur mundësia që ai mund të rinovojë për PSG-në, ose të kalojë befasisht te Liverpool. Reds kanë qenë gjithashtu në garë prej disa kohësh për të marrë Mbappe, me menaxherin Klopp, i cili në raste të ndryshme e ka pranuar admirimin e tij për asin francez. Megjithatë, më shumë se një operacion i mirëfilltë i merkatos, ngjan me një lojë e teknikut gjerman për të trazuar pak kartat para finales me Blancos.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI