Flash

Mbyllet takimi në Bruksel, Borrell: Serbia t’a ndajë mendjen me BE-në ose me Rusinë

Lapsi.al 16 May 2022
Mbyllet takimi në Bruksel, Borrell: Serbia t’a ndajë mendjen me

Në Bruksel është mbajtur një takim mes 6 ministrave të jashtëm të Ballkanit Perëndimor, ministrave të jashtëm të BE-së dhe përfaqësuesit të Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell. Në një deklaratë pas takimit, Borrell kërkoi që të nisin negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut pa përfunduar presidenca franceze e BE-së.

“Ne duhet të hapim negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut para përfundimit të presidencës franceze: situata aktuale nuk është e qëndrueshme, është një dhuratë për Rusinë”- tha Borell.

Ai komentoi edhe qëndrimin e vendeve ballkanike ndaj luftës në Ukrainë ku theksoi se asnjë shtet kandidat për në BE nuk mund të kenë lidhje me Putinin.

"Ne presim që kandidatët, partnerët tanë, të përafrohen me politikën tonë të jashtme. Është e qartë për mua, si Përfaqësues i Lartë dhe për shumë kolegë të mi në Këshillin e Punëve të Jashtme, se mbajtja e lidhjeve të ngushta me regjimin e Putinit nuk është e vërtetë. Janë dy gjëra që nuk përputhen në të njëjtën kohë”. -tha ai.

Borrell gjithashtu i bëri thirrje Serbisë që të vendosë sanksionet ndaj Rusisë sa më shpejt të jetë e mundur për t'u përafruar në rrugëtimin europian.

"Serbia do të duhet të përafrohet me politikën tonë sa më shpejt të jetë e mundur dhe të aplikojë sanksione kundër Rusisë" - shtoi Borell.

Tema kryesore e takimit ishte lufta në Ukrainë, pasojat e saj dhe ndikimi i Rusisë në rajon. Borrell do të shtrojë edhe një darkë pune me zyrtarët e rajonit. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI