Flash

Merr flakë një banesë në Fier, familja mbetet pa strehë mbi kokë

Lapsi.al 16 May 2022
Merr flakë një banesë në Fier, familja mbetet pa strehë

Një banesë në Mbrostar-Ferko të Fierit ka marrë flakë. Mësohet se në godinën thuajse të shkatërrruar jetonte Astrit Metua me bashkëshorten dhe dy fëmijët e mitur në gjendje të vështirë ekonomike. Fatmirësisht gruaja dhe fëmijët kanë qenë në qendrën shëndetësore në momentin kur ka rënë zjarri, ndërsa Metua ka tentuar të futet mes flakëve për të shuar zjarrin.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe zjarrfikëset, të cilët bënë të mundur fikjen e zjarrit. Ndërkohë, i ulur në rrugën përballë shtëpisë së djegur Astriti, bashkëshortja dhe dy fëmijët qajnë se nuk kanë më një strehë ku të qëndrojnë.

Të këshilluara

Parashikimi i motit: Rriten temperaturat

Shqipëria paraqitet nën mbizotërimin e motit të qëndrueshëm ku kthjellimet do të jenë dominante gjatë paradites por herë pas here do të ketë vranësira të shpesh...

07:57

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI