Flash

Njësia speciale Antiinformalitet/ Rama: Do verifikojmë të ardhurat me stilin e jetesës

Lapsi.al 16 May 2022
Njësia speciale Antiinformalitet/ Rama: Do verifikojmë të

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim ditën e sotme ku diskutohet ecuria e punës së njësisë speciale antiinformalitet. Kryeministri Rama paralajmëroi se krahas kontratave të punës, do të verifikohet edhe paga e deklaruar dhe stili i jetesës. Lidhur me këtë, kreu i qeverisë u shpreh nuk mund të kesh shtëpi e makina të shtrenjtë, për sa kohë ke një rrogë që nuk i justifikon ato.

“Ne do bëjmë një punë intensive lidhur me kontratat, ministria ka nisur me disa raste specifike dhe po punojmë, për mbështetje të punëmarrësve dhe ndihmuar punëdhënësit për kontratat që garantojnë dy palët. Ne do shkojmë në tutje në ballafaqimin e pagave te deklaruara me stilin e jetesës, kjo vlen për ata që marrin paga të larta dhe që i shmangen deklarimeve në mënyrë të ndryshme, ka një axhustim për t’u bërë. S’mund të kesh të ardhura X dhe të kesh shpia e vetura që nuk bëhen kurrë me ato të ardhura. Ne do e kthejmë këtë mbështetje në masa ligjore për të cilat do të flasë ministrja.” u shpreh Rama.

Të këshilluara

Parashikimi i motit: Rriten temperaturat

Shqipëria paraqitet nën mbizotërimin e motit të qëndrueshëm ku kthjellimet do të jenë dominante gjatë paradites por herë pas here do të ketë vranësira të shpesh...

07:57

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI