Flash

Pas aksidentit në QSUT, përfshihen nga zjarret një ashensor në Vlorë dhe një në Tiranë

Lapsi.al 16 May 2022
Pas aksidentit në QSUT, përfshihen nga zjarret një ashensor

Pas aksidentit në QSUT, ku u rrëzua një ashënsor duke plagosur dy persona, sot kanë pësuar defekt dhe kanë marrë flakë dy ashënsorë të tjerë.

Ngjarja e parë ndodhi në Vlorë rreth orës 13:45. Policia bëri me dije se në ashensorin e një pallati në lagjen “ 1 Maji” ka rënë zjarr, por nuk ka pasur rrezik për banorët. Në njoftimin e shpërndarë për mediat, policia deklaroi se po punon për të zbuluar shkaqet e zjarrit.

Ndërkohë, vetëm pak minuta më parë, e njëjta gjë ndodhi në Tiranë.

"Më datë 16.05.2022, në Rrugën e Kavajës, në një kompleks pallatesh, ka rënë zjarr në ashensorin e pallatit. Si pasojë ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes." - njoftoi policia. ©Lapsi.al 

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI