Flash

Babai i Messit nuk e mbyll mundësinë e kthimit te Barcelona, ashtu si Laporta: "Do të më pëlqente"

Lapsi.al 17 May 2022
Babai i Messit nuk e mbyll mundësinë e kthimit te Barcelona, ashtu si

Lionel Messi rikthehet te Barcelona pas vetëm një viti te Paris Saint-Germain. Një mision i pamundur, një ide e hedhur në ajër prej disa muajsh, por që periodikisht rikthehet në plan të parë. Protagonistët e kapitullit të ri, që tronditi opinionin e sportdashësve spanjollë, ishin Jorge Messi dhe Joan Laporta, përkatësisht babai i Pleshtit dhe presidenti i Barcelonës. “Ndoshta, një ditë...” ka lënë t'i shpëtojë fjala të atit të ish-numrit 10 dhe pronari i Blaugranave ka reaguar me një fjalë aprovuese “Do të më pëlqente”.

Shkëmbim mirësjelljeje apo ruajtje e marrëdhënieve të mira, asgjë nuk është e qartë, por sigurisht që mosmbyllja e çështjes në vetvete mund të konsiderohet lajm. Messi e ka mbajtur shtëpinë e tij në Katalonjë, ku herë pas here kthehet për të kaluar disa ditë relaksi me familjen e tij, por edhe vetë babai i lojtarit ka pranuar se në Paris “ndihet mirë”.

Megjithatë, nga pikëpamja sportive, argjentinasi rikthehet nga sezoni më i keq në karrierën e tij mes dëmtimeve dhe një përshtatje me superyjet e PSG-së që nuk u kompletua kurrë plotësisht dhe çoi vetëm në fitoren e Ligue 1. Vetëm 11 gola shënoi Messi në 33 ndeshje me parisienët në të gjitha garat, asnjëherë kaq pak që nga 2005/06.

Pavarësisht se argjentinasi do të mbushë 35 vjec në korrik dhe me kaq shumë dëmtime këtë vit, kostot e operacionit të kthimit të Lionel në shtëpi do të ishin ende të papërballueshme për arkat e Barcelonës dhe ndoshta, për herë të parë, edhe të pajustifikueshme nga pikëpamja teknike. Por në merkato mund të ndodhë gjithcka dhe këtë e di mirë Jorge Messi dhe Joan Laporta dhe, pikërisht për këtë, nuk kanë dashur t'ia mbyllin plotësisht mundësinë fatit.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI