Flash

Berisha: Rama po asgjëson portin 3 mijë vjeçar të Durrësit

Lapsi.al 17 May 2022
Berisha: Rama po asgjëson portin 3 mijë vjeçar të

Ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për projektin e portit të Durrësit. Nga qyteti bregdetar ku po zhvillon një takim me demokratët, Berisha tha se Rama po asgjëson një port 3 mijë vjeçar. Sipas tij, kreu i qeverisë po shfrytëzon 1 mln metër katror për të ndërtuar pallate me kompaninë e tij ose të klientëve të tij.

“Ja ku e keni portin. Ka qenë arterie për Durrësin. Nëse Durrësi ka lulëzuar, portin ka pasur si burim lulëzimi. Një ditë prej ditësh i vendoset syri për të hapur shesh ndërtimi për të bërë Dubain këtu, thotë Rama. E merr, një port 3 mijë vjeçar dhe e çon drejt asgjësimit defakto dhe merr 1 mln metër katror tokë për të ndërtuar me kompaninë e tij ose klientelës së tij pallate. Çdo centimetër e asaj toke është e qytetarëve të Durrësait. Aty ka jetë të humbura dhe mund e djersë.

A mund t’i ndodhi një kombi tjetër kjo? E krijoi ndërmarrjen, tha është e sheikut, sheiku thotë pas një viti që nuk është e imja dhe ja shiti prapë këtij. Çfarë po ndodh me shqiptarët? Iç thotë tjetri se ka frikë të flasë. Sepse me arrestime masive për fatura drite e uji, u ka kallur njerëzve frikën. Kjo është e vërteta. Çfarë po ndodh, po ikin thonë të tjerët. A ka goditje më të rëndë për një vend nëse banorët e tij thonë se ky vend nuk bëhet” – tha Berisha.

Të këshilluara

67 raste të reja me Covid në Shqipëri

Në 24 orët e fundit janë regjistruar 67 persona rtë infektuar me Covid, ndërsa nuk ka patur asnjë humbje jete. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në 24 orët e ...

17:51

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI