Flash

'Braktisen bananet'/ E fshehur në një anije që vinte nga Kolumbia, sekuestrohet kokainë në Durrës

Lapsi.al 17 May 2022
'Braktisen bananet'/ E fshehur në një anije që vinte

Strategjia e bërë tashmë 'rutinë' e transportimit të lëndëve narkotike në kamionë me banane duket se është 'braktisur' nga trafikantët, ndërsa metoda të reja kanë dalë në sipërfaqe këtë të martë. Mësohet se një sasi e konsiderueshme prej mbi 50 kg kokaine është zbuluar në orët e para të mëngjesit të sotëm, e vendosur në një anije me qymyr që vinte nga Kolumbia. Kokaina është kapur në hambarin e anijes "Unistream" me flamur të Antigua Barbuda nga Ishujt Karaibe. Ajo ishte e ndarë në 53 pako, në 2 çanta dhe deri më tani bëhet fjalë për 50 kg, teksa kontrolli do të vijojë sërish rreth orës 10:00 , pasi droga ishte futur mes qymyrit.

Kanë qenë autoritetet ndërkombëtare që kanë sinjalizuar Policinë Shqiptare për sasinë e drogës dhe më pas është kryer edhe operacioni nga Task Forca e Durrësit që ka zbuluar kokainën në anijen që sillte qymyr nga Kolumbia. Kjo nuk është hera e parë që kapet drogë në portin e Durrësit. Hera e fundit ishte vetëm pak javë më parë, në 5 prill ku u kap 1 kg heroinë, teksa ndër sasitë më të mëdha të sekuestruara ka qenë ajo në janar ku u kapën 119 kg kokainë të ngarkuara me kamionët me banane.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për këtë të martë

Masat ajrore të qëndrueshme mbeten prezente në vendin tonë duke sjellë gjatë orëve të paradites mot të kthjellët dhe të ngrohte në pjesën më të madhe të territo...

07:47

Të tjera kërcënime për bomba në Beograd

Beogradi u vu në shënjestër të një sërë kërcënimesh me bomba të hënën, duke përfshirë kërcënime ndaj shkollave, urave, restoranteve dhe një ndeshje futbolli, du...

18:05

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI