Flash

EMRI/ 1 shqiptar mes 17 të arrestuarve për vrasjen e prokurorit në Paraguai

Lapsi.al 17 May 2022
EMRI/ 1 shqiptar mes 17 të arrestuarve për vrasjen e prokurorit

Autoritetet hetuese kolumbiane raportuan se si rezultat i një operacioni në bashkëpunim me SHBA dhe Paraguajin për zbardhjen e vrasjes së prokurorit paraguaian Marcelo Pecci javën e kaluar kanë rënë në pranga 17 persona.

[caption id="attachment_727155" align="alignnone" width="234"] Klinton Dega[/caption]

Ata janë nga 9 shtete të ndryshme dhe akuzohen për trafik droge, pastrim parash dhe krime të tjera. 12 nga të arrestuarit janë kolumbianë, 2 venezuelianë, 1 italian, 1 dominikan, 1 holandez dhe 1 shqiptar. Sipas medieve kolumbiane shqiptari i ndaluar është identifikuar si Klinton Dega.

Këta persona dyshoheshin se koordinonin dërgimin e kokainës në disa shtete përmes anijeve të mallrave, të fshehura në ngarkesa ushqimesh, pajisje farmacie, materiale ndërtimi e të tjera. Ata po hetoheshin edhe për zhvatje dhe kundërvajtje të tjera.

Autoritetet kolumbiane tregojnë se një nga të kapurit është Diego Mauricio Blanco, piloti i "Clan Rocha", e konsideruar si një nga organizatat më të mëdha të trafikut të kokainës në Brazil, e lidhur me grupin kriminal brazilian First Capital Command, aktivitetet e të cilit në Paraguaj ishin hetuar nga prokurori Pecci. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI