Flash

Kokaina mes qymyrit/ Detaje nga operacioni në Durrës

Lapsi.al 17 May 2022
Kokaina mes qymyrit/ Detaje nga operacioni në Durrës

Pas qindra kilogramëve të kapur në kamionët e ngarkuar me banane nga Ekuadori, trafikantët duket kanë gjetur një mënyrë tjetër për të transportuar drogë.

Një sasi e konsiderueshme prej mbi 60 kg kokaine është zbuluar në orët e para të mëngjesit të kësaj të marte, e cila ishte vendosur në një anije me qymyr që vinte nga Kolumbia.

Kokaina është kapur në hambarin e anijes "Unistream" me flamur të Antigua Barbuda nga Ishujt Karaibe. Ajo ishte e ndarë në 53 pako, në 2 çanta dhe deri më tani bëhet fjalë për 60 kg, teksa kontrolli do të vijojë sërish, pasi droga ishte futur mes qymyrit. Policia bëri kontroll me qen antidrogë, por nuk e pikasën kokainën, për pasojë do të kontrollohet gjithë sasia e qymyrit prej 6500 ton.

Kapiteni i anijes është nga Rusia, teksa deri tani nuk ka persona të ndalur. Kanë qenë partnerët ndërkombëtar që kanë sinjalizuar Policinë Shqiptare për sasinë e drogës dhe më pas është kryer edhe operacioni nga Task Forca e Durrësit që ka zbuluar kokainën në anijen që sillte qymyr nga Kolumbia.

Anija është nisur nga porti i Barranquilla në Kolumbi në 26 prill në orën 11:32 dhe ka mbërritur në Portin e Durrësit në 16 maj, pra një ditë më parë në orën 08:32. Nuk dihet nëse sasia e drogës kishte si destinacion final Shqipërinë apo Porti i Durrësit ishte përdorur si tranzit nga trafikantët.

Kjo nuk është hera e parë që kapet drogë në Portin e Durrësit. Hera e fundi ishte vetëm pak javë më parë, më konkretisht në 5 prill 1 kg heroinë, teksa ndër sasitë më të mëdha ka qenë ajo në janar ku u kapën 119 kg kokainë të ngarkuara me kamionët me banane.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI