Flash

Kryeministri bën thirrje për hetimin e tij/ Meta: Kam armët e mia të forta

Lapsi.al 17 May 2022
Kryeministri bën thirrje për hetimin e tij/ Meta: Kam armët e mia

Presidenti Ilir Meta në një konferencë për mediet këtë të martë ka folur për kërkesën e Ramës ndaj SPAK për ta hetuar atë. Kreu i Shtetit tha se ai ka armët me te forta e verteta dhe transparenca.

"Kjo që shqiptarët presin është llogaridhënia e të gjithëve, më bën përshtypje por edhe juve pse ka frikë një kryeministër nga drejtësia e vet, që e ka kapur për fyti. I bën thirrje SPAK të hetojë Metën, shumë mirë bën që e bën këtë. Madje t’i cojë edhe pyetjet apo cështjet. Ilir Meta ka armët më të forta, e vërteta dhe transparenca. Më keni parë ndonjëherë t’I shmangem drejtësisë? Përkundrazi, gjithmonë kam dhënë shembullin për t’u ballafaquar. Pas 24 korrikut është e sigurtë që Ilir Meta do shkojnë te SPAK me fakte e prova, jo me deklarata politike për të gjithë mullarët e korrupsionit që lartësohen cdo ditë përpara syve të të gjithë qytetarëve shqiptarë. Po kush e ka penguar SPAK të hetojë Saliun, apo Ilirin ku ka qenë kryeministër. Po pse i bën këto, të mos hetojnë Stelën, mërtirin, Zoton dhe grupin criminal që drejton Shqipërinë. Po pse do frenojë ai Ilir me këto lloj përrallash e mashtrimesh? Ilir do i shkojë deri në fund, për ato gjëra që i ka bërë ai Shqipërisë e shqiptarëve", tha Meta.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për këtë të martë

Masat ajrore të qëndrueshme mbeten prezente në vendin tonë duke sjellë gjatë orëve të paradites mot të kthjellët dhe të ngrohte në pjesën më të madhe të territo...

07:47

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI