Flash

Matthaus i tërbuar me Bayern: “Lewandowski? Kurrë nuk kam parë një trajtim të tillë”

Lapsi.al 17 May 2022
Matthaus i tërbuar me Bayern: “Lewandowski? Kurrë nuk kam

Lothar Matthaus nuk lë gjë pa thënë kundër Bayern Mynih për situatën që është krijuar rreth Robert Lewandowskit. Sulmuesi, në qendër të zërave të merkatos, ka bërë të ditur se dëshiron të shkojë dhe të jetojë një eksperiencë të re larg Gjermanisë, edhe pse ka ende një kontratë deri në vitin 2023 me bavarezët. Nga ana e shoqërisë, fillimisht erdhi konfirmimi i këtij vullneti të polakut e, më pas, presidenti Hainer saktësoi se sulmuesi duhet të respektojë kontratën edhe për një vit.

Me pak fjalë, një konfuzion i madh, që, për ish-legjendën gjermane, është absolutisht absurd. Duke folur për SkySport Deutschland, Matthaus është shprehur: "Ka shumë konfuzion. Ajo që ndodhi me Lewandowskin nuk ishte parë kurrë në lidhje me një nga lojtarët më të mirë në historinë e klubit. Me sulmuesin ata supozohej të flisnin muaj më parë, Barcelona ende nuk e kishte Xavin dhe as idenë për të marrë një super sulmues. Sa lojtarë të klasit botëror ka pasur Bayern në 30 vitet e fundit përveç tij? Asnjë! Dhe e trajton kështu?".

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI