Flash

Dakordësia Alibeaj-Balla për presidentin e ri/ Boçi: Vendim antikushtetues dhe tallës

Lapsi.al 18 May 2022
Dakordësia Alibeaj-Balla për presidentin e ri/ Boçi: Vendim

Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, ka reaguar në lidhje me negociatat për zgjedhjen e presidentit të ri të zhvilluara këtë mëngjes. Boçi është shprehur se Edi Rama është duke u tallur me Enkelejd Alibeajn duke i dërguar për takime Taulant Ballën. Më tej, deputeti demokrat e quajti këtë proces qesharak, ndërsa theksoi faktin se Alibeaj dhe bashkëshoqëruesit e tij nuk kanë asnjë lloj mandati nga partia apo grupi parlamentar i PD për të negociuar për presidentin e ri.

“Është tallja e radhës me procesin e presidentit dhe na vjen keq që niveli i diskutimit të jetë kaq qesharak dhe tallë. Negociatat duhet të jenë në përputhje me atë që përcakton Kushtetuta. Askush s’mund t’ia heqë të drejtën opozitës për të propozuar emrat e kandidatëve në 5 raunde. Ka një kontradiktë, pasi Alibeaj s’ka asnjë mandat të dhënë nga PD.

Nëse nuk respektohet Kushtetuta, ne do të shohim qëndrimet tona. Alibeaj nuk ka të drejtë të jetë përfaqësues i opozitës. Edi Rama po tallet me Alibeaj, duke i çuar Taulant Ballën për negociata dhe duke realizuar kështu një negociatë që ai do”, u shpreh Boçi.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI