Flash

Ikje e sigurtë, PSG fshin Mbappé nga imazhi: nuk mund të blihet më fanella me emrin e tij

Lapsi.al 18 May 2022
Ikje e sigurtë, PSG fshin Mbappé nga imazhi: nuk mund të blihet

Tani ka shumë të dhëna. Kylian Mbappé është i destinuar të përforcojë ofensivën, që tani mëse spektakolare, e Real Madrid. Prova e fundit, sipas raporteve të Deportes Quatro, vjen nga nga dyqanet zyrtare të PSG-së. Nuk është më e mundur të blesh më fanellën e xhevahirit të ri të klubit, apo të shkruhet në shpinë emri i Mbappe, i cili tashmë duket se ka rënë në të kaluarën e klubit parizian. Vendimi për të mos rinovuar, pavarësisht një oferte më shumë se të konsiderueshme, nuk është pritur mirë nga shoqëria.

Përplasja Mbappé-Real, e cila po vazhdon prej më shumë se një viti, duket se ka arritur në fazën përfundimtare. Në orët e fundit, jepet pohuaj e sigurtë kalimi në klubin e Florentino Perez dhe pamundësia për të blerë fanellën e lojtarit është vetëm një kapitull tjetër në një histori që tashmë ka arritur në grahmat e fundit, veçanërisht nëse kihet parasysh se lejohet blerja e fanellës së tij të lojës vetëm e viteve të kaluara. Dëshmia e fundit e faktit që Mbappe ka dalë nga e tashmja e PSG-së për të hyrë në histori.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI