Flash

Kërkoi lirinë/ Merret vendimi për Lefter Kokën nga apeli i GJKKO-së

Lapsi.al 18 May 2022
Kërkoi lirinë/ Merret vendimi për Lefter Kokën nga apeli i

Apeli i GJKKO-së ka lënë në burg ish-ministrin e Mjedisit Lefter Koka, i arrestuar për korrupsion lidhur me aferën e  inceneratorit të Fierit. Koka kërkoi masë më të butë sigurie me pretendimin se ka respektuar ligjin dhe nuk ka kryer asnjë shkelje gjatë dhënies me koncension për ndërtimin e inceneratorit.

Ish-ministri i Mjedisit doli përballë Gjykatës së Posaçme për ankimimin e masës së dytë te arrestit me burg, që lidhet çështjen e inceneratorit të Fierit. Ndaj ish-ministrit rëndojnë tre akuza, ajo e “Korrupsionit”, “Shpërdorimit të detyrës” dhe ajo e "Pastrimit të parave”. Koka u arrestua më 14 dhjetor me urdhër të SPAK  për çështjen e inceneratorit të Elbasanit, pasi akuzohet për korrupsion dhe shpërdorim detyre.

Ankimimi për masë më të butë është bërë me pretendimin se ai nuk ka përgjegjësi për shpronësimin, pasi dokumentacioni është përgatitur nga ekspertët e ministrisë së Mjedisit. Nga ana tjetër SPAK pretendon se, Koka ka përfituar përmes ryshfetit 1.2 milionë euro për ndërtimin e inceneratorit të Fierit, e për këtë shkalla e parë ka caktuar masën sigurisë “arrest me burg”. Koka akuzohet edhe për Inceneratorin e Elbasanit që sipas prokurorisë ish-ministri ka marrë ryshfet 3.7 milion euro për ndërtimin e tij.

Të këshilluara

Parashikimi i motit: Ulen lehtë temperaturat

Shqipëria do të jetë në ndikimin e presionit të lartë atmosferik i vendosur mbi gadishullin e Ballkanit, duke sjellë mot të kthjellët dhe të nxehtë gjatë paradi...

07:43

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI